Ndërlidhjet

Gjobiten kompanitë që importojnë me mbishkrimin UNMIK/Kosovo


Produkt me mbishkrimin UNMIK/Kosovo
Produkt me mbishkrimin UNMIK/Kosovo
Shtatë kompani kosovare që importojnë produkte nga shtetet e rajonit, me mbishkrimin UNMIK/Kosovo, janë gjobitur nga inspektorët e tregut të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë.

Për këto veprime këto kompani janë gjobitur prej 2,500 deri në 3,500 euro, varësisht nga sasia e zbuluar e mallrave më këto mbishkrime.

Ruzhdi Shehu,kryeinspektor i Inspektoratit të Tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, tha për Radion Evropa e Lirë, se të gjitha kompanitë e ndëshkuara janë importuese të produkteve nga shteti fqinj i Serbisë.

Që nga 1 maji, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka ndaluar importin e të gjitha produkteve me akronimin UNMIK/ KOSOVO. Ndërsa, që nga 1 qershori inspektorati i kësaj ministrie ka filluar inspektimin e dyqaneve në nivel vendi për të ndaluar shitjen e këtyre produkteve në tregun kosovarë, duke u bazuar në ligjet në fuqi.
XS
SM
MD
LG