Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga sulmet ajrore amerikane – tre të vrarë


Aeroplan pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuara

Aeroplan pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuara

Zyrtarët thonë se së paku tre militantë të dyshuar janë vrarë nga një sulm me aeroplan pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Sulmi i sotëm u bë në vendin Miranshah, që është kryeqytet i provincës Vaziristani Verior.

Dje, nga një sulm i tillë, në po këtë territor, u vranë katër militantë të dyshuar.

Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë aeroplanët pa ekuipazh si armatim themelor në luftën kundër ekstremistëve islamistë, që operojnë përgjatë rajonit kufitar Afganistan – Pakistan.

Kritikët thonë se këto sulme kanë shkaktuar numër të lartë të viktimave civile.
XS
SM
MD
LG