Ndërlidhjet

Su Kji: Investitorët ta mbështesin demokracinë


Aung San Su Kji në Gjenevë

Aung San Su Kji në Gjenevë

Në fjalimin e saj të parë në më tepër se 20 vjet në Evropë, liderja për demokraci në Mianmar, Aung San Su Kji, u ka bërë thirrje investitorëve të jashtëm që ta mbështesin procesin e demokratizimit në Mianmar, ish Birmani.

Duke folur sot në Organizatën Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë, ajo theksoi se Mianmarit i duhet “zhvillim në raporte miqësore me demokracinë”, derisa ky vend po largohet nga sundimi ushtarak prej disa dekadash.

Por, pika kulmore e turneut dyditësht evropian të zonjës Aung San Su Kji, do të jetë fjalimi në Oslo, me rastin e pranimit të Çmimit Nobel për Paqe të vitit 1991, për punën e saj për zhvillimin e demokracisë.

Në 24 vitet e fundit, Aung San Su Kji ka qenë nën arrest shtëpiak ose ka refuzuar të largohet nga Mianmari, gjatë periudhave të shkurta të lirisë, për shkak të frikës se autoritetet ushtarake nuk do të lejonin kthimin e saj në atdhe.

Para dy muajve ajo është zgjedhur anëtare e Parlamentit të Mianmarit.
XS
SM
MD
LG