Ndërlidhjet

Qeveria e përshëndet dorëzimin e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave


Pamje nga një mbledhje e qeverisë së Kosovës
Pamje nga një mbledhje e qeverisë së Kosovës
Qeveria e Kosovës e ka përshëndetur dorëzimin e shumëpritur të Udhërrëfyesit për liberalizim të vizave, që është bërë sot nga Komisioni Evropian, ka njoftuar qeveria.

Ky është edhe një konfirmim i qartë se Kosova është duke shkuar me hapa të sigurt drejt integrimit evropian dhe puna në këtë drejtim do të shpërblehet me përfitime konkrete për qytetarët e Kosovës, thuhet mëtutje në njoftim.

Qeveria zotohet se në mënyrë që ky proces të përmbyllet sa më shpejtë, kërkesat përbrenda kapitujve, që kanë të bëjnë me sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufijve, rendin publik dhe sigurinë dhe të drejtat fundamentale, dhe kushteve të mbetura rreth ripranimit dhe riatdhesimit, do t’i trajtoj si prioritet.
XS
SM
MD
LG