Ndërlidhjet

Daçiq: Moska kërkon koalicion me Nikolliqin


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq
Lideri, që duket se do të ketë rol kryesor në formimin e Qeverisë së Serbisë, tha se Rusia i ka kërkuar që të arrijë koalicion me nacionalistët dhe të heqë dorë nga aleanca me demokratët e Tadiqit.

Ivica Daçiq, lider i socialistëve, tha se ngjashëm ka qenë nën presion para 4 vjetësh kur Uashingtoni i ka kërkuar që të formojë koalicion me demokratët.

“Mendoni se nuk ka presion nga pala tjetër?", ka pyetur gazetarët Daçiq.

Ish zëdhënësi i të akuzuarit për krime lufte, Sllobodan Millosheviqit, Daçiqi që ka bërë një vizitë befasuese në Rusi në javën e kaluar, tha se nuk do t’i nënshtrohet as presionit të Uashingtonit dhe as të Moskës, në kohën kur të vendosë me kënd të formojë qeverinë.

As demokratët dhe as Partia nacionaliste Përparimtare e Serbisë nuk kanë fituar vota të mjaftueshme për të formuar vetë qeverinë dhe po përpiqen që të joshin socialistët për një koalicion qeverisës.
XS
SM
MD
LG