Ndërlidhjet

logo-print

Nikolliq: BE nuk na kërkoi ta njohim Kosovën


Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq dhe presidenti i Bashkimit Evropian, Herman van Rompei, Bruksel, 14 qershor, 2012

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq dhe presidenti i Bashkimit Evropian, Herman van Rompei, Bruksel, 14 qershor, 2012

Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman van Rompei i bëri thirrje Serbisë “që të luajë një rol pozitiv dhe konstruktiv si në fjalë ashtu dhe në vepra”.

Ai i bëri këto komente gjatë vizitës së presidentit serb Tomislav Nikoliq në Bruksel.

Zyrtarët e BE-së megjithatë shmangën polemikat mbi refuzimin e Nikoliqit që të njohë masakrën e Srebrenicës si akt gjenocidi.

BE e ka paralajmëruar më herët Serbinë kundër përpjekjeve që të “rishkruajë” historinë pasi që Nikoliq tha të paktën dy herë në javët e fundit se masakra e 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë nuk ishte gjenocid.

Zyrtarët e BE-së paralajmëruan gjithashtu të enjten se “normalizimi i mëtejshëm i marrëdhënieve me Kosovën” është thelbësor para se Serbia të fillojë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Por, Nikoliq tha se është i sigurt se BE-ja "nuk do të kërkojë nga Serbia që ta njohë Kosovën.

“U sigurova se Bashkimi Evropian nuk do të na kërkojë që ta njohim zyrtarisht Kosovën, por kërkoi nga ne që të kemi raporte më të mira. Kjo është gjë e mirë”, tha Nikolliq gjatë vizitës së tij të parë si president i Serbisë në selinë e BE-së në Bruksel.
XS
SM
MD
LG