Ndërlidhjet

Jeremiq: Ku është Serbia, s'mund të marrë pjesë Kosova


Vuk Jeremiq
Vuk Jeremiq
Ministri i Jashtëm në largim i Serbisë, Vuk Jeremiq ka paralajmëruar se Kosova nuk mund të jetë në takimet, ku merr pjesë edhe Serbia.

“Dëshiroj të jem i qartë se ku është Republika e Serbisë, nuk mund të jetë Republika e Kosovës. As në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglidnore, as në Këshillin e Evropës, as në OSBE dhe në asnjë institucion ose agjenci që është në kuadër të sistemit të OKB-së”, ka thënë Jeremiq në takimin e ministrave të Jashtëm të rajonit në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Ai ka thënë se një gjë e tille është arritur në kuadër të dialogut teknik mes Prishtinës dhe Beogradit, me marrëveshjen për bashkëpunim rajonal, ku sipas tij, Prishtina mund të marrë pjesë vetëm si palë joshtetërore.
XS
SM
MD
LG