Ndërlidhjet

Jahjaga shpreh dhembjen për vrasjen e Asanajt


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga shpreh dhembjen e thellë për vdekjen tragjike të Dino Asanajt, kryetar i Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

"Dino Asanaj ishte një veprimtar dhe njeri i përkushtuar në shërbim të vendit dhe të popullit dhe puna e tij në Agjencinë e Privatizimit ishte e suksesshme, duke ndihmuar kështu në transformimin e pronës dhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës", thuhet në deklaratën për media të presidentes.

Ajo i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe shokëve të Dino Asanajt, për "këtë humbje të madhe, duke përkujtuar me pietet figurën e tij."
XS
SM
MD
LG