Ndërlidhjet

Asanzhe humb dhe një betejë ligjore në Britani


Portreti i themeluesit të Wikileaks Xhulian Asanzhe i vendosur jashtë Gjykatës Supreme në Londër, maj, 2012

Portreti i themeluesit të Wikileaks Xhulian Asanzhe i vendosur jashtë Gjykatës Supreme në Londër, maj, 2012

Gjykata Supreme e Britanisë ka refuzuar kërkesën e themeluesit të Wikileaks-it, Xhulian Assanzhe për të rihapur apelin e tij kundër ekstradimit në Suedi, ku kërkohet nën akuzat për krime seksuale.

Vendimi përfundon rrugën ligjore të Asanzhesë në gjykatat britanike.

Gjykata Supreme dy javë më parë hodhi poshtë argumentin e Asanzhesë se urdhër arresti evropian për ekstradim ishte i pavlefshëm.

Avokatët e tij pastaj argumentuan se disa nga gjyqtarët nuk kishin sqaruar tërësisht se si e arritën vendimin e tyre.

Asanzhe, i cili mohon çdo keqbërje në Suedi, ende ka kohë që ta dërgojë rastin e tij në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, një masë që mund ta mbajë pezull ekstradimin.

Prokurorët suedezë dëshirojnë ta marrin në pyetje Asanzhenë mbi akuzat për përdhunim dhe sulm seksual ndaj dy femrave.

Ai po lufton në një betejë ligjore kundër ekstradimit që prej arrestimit të tij në Britani, në dhjetor të 2010-ës.
XS
SM
MD
LG