Ndërlidhjet

Euro 2012: Sot ndeshjet e Grupit D


Tifozët kroatë në ndeshjen kundër Italisë, 14 qershor, 2012

Tifozët kroatë në ndeshjen kundër Italisë, 14 qershor, 2012

Në kuadër të Kampionatit Evropian, Euro 2012, në Grupin D sot zhvillohet ndeshja mes Ukrainës dhe Francës në qytetin lindor ukrainas të Donetskut.

Ukraina shpreson të ruajë fitoren e papritur që pati në hapje të kampionatit ndaj Suedisë.

Në ndeshjen tjetër të Grupit D, Anglia luan kundër Suedisë.

Ukraina kryeson Grupin D me tre pikë, e ndjekur nga Anglia dhe Franca secila me nga një pikë.

Të enjten, Irlanda u eliminua pas pësimit të një disfate të dytë, duke humbur 4-0 nga Spanja.

Në takimin tjetër të Grupit C, Kroacia dhe Italia mbetën baraz 1-1.

Spanja dhe Kroacia kanë pikë të barabarta në Grupit C, secila nga katër pikë.
XS
SM
MD
LG