Ndërlidhjet

Klinton kërkon tranzicion demokratik në Egjipt


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thotë se Shtetet e Bashkuara presin që kalimi i përgjegjësive nga regjimi ushtarak në qeverinë civile në Egjipt të bëhet përmes një tranzicioni demokratik.

Klinton tha se nuk mund “të ketë kthim prapa në tranzicionin demokratik, të kërkuar nga populli egjiptian.”

Komentet e Klintonit vijnë pasi që Gjykata Supreme e Egjiptit vendosi për shpërbërjen e parlamentit të sapozgjedhur të vendit, të udhëhequr nga islamistët.

Gjykata gjithashtu vendosi se ish-kryeministri nën regjimin e Hosni Mubarakut, mund të garojë në balotazhin presidencial këtë fundjavë.

Politikanët islamikë e vlerësuan vendimin si një “grusht shteti” nga një institucion të udhëhequr nga ushtria, që ende mban njerëz të kohës së Mubarakut.

Disa qindra njerëz u mblodhën në sheshin Tahrir të Kajros pas vendimeve të gjykatave për t’i kundërshtuar ato si dhe për të kundërshtuar garën e mëtejme të ish kryeministrit Ahmed Shafik.
XS
SM
MD
LG