Ndërlidhjet

logo-print

Coca-Cola për herë të parë shitet në Birmani


Ilustrim

Ilustrim

Prodhuesi amerikan i pijes së njohur Coca Cola ka njoftuar se do të fillojë shitjen e kësaj pije brenda Birmanisë, për herë të parë në 60 vjet.

Njoftimi pason një vendim të qeverisë amerikane për të pezulluar sanksionet për investime në vendin, si rezultat i nisjes së reformave demokratike.

Birmania është një nga tri vendet ku Coca-Cola nuk ka bërë biznes.

Dy të tjerët janë Kuba dhe Koreja e Veriut. Deri në vitin e kaluar, Birmania është udhëhequr nga junta ushtarake shtypëse.
XS
SM
MD
LG