Ndërlidhjet

Serbët protestojnë kundër targave kosovare


Ilustrim
Ilustrim
Serbët në veri të Kosovës kanë paralajmëruar për mëngjesin e së premtes një udhëtim proteste deri te pikat kufitare në në Bërnjakë dhe Jarinë, që lidhin Kosovën me Serbinë.

Me këtë veprim, ata kanë thënë se duan ta shprehin pakënaqësinë me vendimin e qeverisë së Kosovës që të ndalojë targat serbe me shkronjat fillestare të qyteteve në Kosovë, njoftojnë mediat serbe.

Përfaqësues të organeve paralele ne Leoposaviz kanë tëhënë se është i papranueshëm, siç e kanë quajtur, integrimi me dhunë i serbëve të veriut nga ana e qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës nga një qershori ka ndaluar qarkullimin e automjeteve që bartin target e vjetra të Serbisë.

Serbët kosovarë janë të obliguar që t’i ndërrojnë këto targa me targa të reja të Kosovës, qofshin ato RKS apo KS.

Vendimi është pjesë e marrëveshjes për lëvizje të lirë, të arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Afati fillestar për riregjistrimin e automjeteve ka qenë 31 dhjetori, por, për shkak të nevojave në terren, është zgjatur disa herë.
XS
SM
MD
LG