Ndërlidhjet

Stanford dënohet me 110 vjet burg për mashtrim


Allen Stanford

Allen Stanford

Në Shtetet e Bashkuara, një biznesmen i Teksasit është dënuar me 110 vjet burg për shkak se ka mashtruar investitorët duke iu bërë dëm në vlerë prej 7 miliardë dollarësh për më shumë se 20 vjet me radhë.

Allen Stanford është konsideruar njëherë një nga njerëzit më të pasur në SHBA, me një pasuri prej më shumë se 2 miliardë dollarësh.

Megjithatë, shumica e asaj pasurie ishte fituar nga mashtrimi.

Prokurorët kanë kërkuar që Stanford të dënohet me 230 vjet burg.

Gjykatësit vendosën ta përgjysmojnë këtë propozim.
XS
SM
MD
LG