Ndërlidhjet

Ekonomitë botërore presin nën ethe zgjedhjet greke


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet e ekonomive kryesore botërore po përgatiten për një rënie të mundshme, po që se në zgjedhjet e fundjavës në Greqi fitojnë majtistët radikalë, që kanë vënë hije mbi të ardhmen e vendit ne eurozonë.

Zyrtarët nga G20 thanë se bankat qendrore janë të gatshme që të ndërmarrin hapa për të stabilizuar tregjet financiare- nëse për këtë ka nevojë, duke ofruar likuiditete dhe duke penguar ndonjë shtrëngim kredish pas zgjedhjeve të së dielës.

Në Evropë, autoritetet po ashtu kanë bërë plane për të tejkaluar problemet e mundshme, po që se grekët tërheqin para nga xhirollogaritë e tyre bankare, nëse partia SYRIZA, që ka premtuar se do të prishë marrëveshjen e shpëtimit me BE-në dhe FMN-në, do të korrë fitore vendimtare.

Lideri i SYRIZA-s Alexis Tsipras tha se marrëveshja e Greqisë me liderët ndërkombëtarë nuk do të zgjasë pas fundjavës.
XS
SM
MD
LG