Ndërlidhjet

Abort i dhunshëm, suspendohen zyrtarët kinezë


Ilustrim

Ilustrim

Në Kinë, tre zyrtarë janë suspenduar dhe janë urdhëruar që t’i kërkojnë falje një gruaje, që e kanë detyruar të abortojë.

Mediat kineze raportuan se Feng Xhianmei është rrahur nga zyrtarët dhe është detyruar ta abortojë foshnjen 7 muajshe, pasi familja e saj nuk ka mundur të paguajë 6 mijë e 300 dollarë- taksën për lindjen e fëmijës së dytë.

Rasti ka ngjallur zemërim në Kinë dhe ka përsëritur kritikat kundër politikës kineze për lindjen e vetëm një fëmije.

Fotografitë e gruas dhe të fetusit të vdekur janë shpërndarë në internet.
XS
SM
MD
LG