Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Prishtina po keqpërdor marrëveshjen


Ministri në largim për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq
Ministri në largim për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq
Ministri në largim për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq ka vlerësuar se është e “papranueshme sjellja e EULEX-it, që në bashkëpunim me qeverinë e Prishtinës po i heq targat” e dhëna nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

“Qëndrimi ynë është i njohur, dhe ky është se EULEX duhet që t’i përmbahet rezolutës 12 44 dhe të jetë neutral ndja statusit”, ka thënë Bogdanoviq gjatë një vizite në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se bisedimet mes Prishtinës e Beogradit duhet të vazhdojnë, derisa ka thënë se aktualisht po keqpërdoret paragrafi i 7-të i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes.

“Ne në Bruksel kemi marrë garanci gojore nga Robert Kuper për veriun, se për shkak të situatës specifike, në këtë pjesë të mos përdoren targat e Kosovës”, ka thënë Bogdanoviq.

Qeveria e Kosovës nga një qershori ka ndaluar qarkullimin e automjeteve që bartin target e vjetra të Serbisë.

Serbët kosovarë janë të obliguar që t’i ndërrojnë këto targa me targa të reja të Kosovës, qofshin ato RKS apo KS.
XS
SM
MD
LG