Ndërlidhjet

Kërkohet debat i hapur për projekt-ligjin për Konfiskimin e Pasurisë


Logo e Lëvizjes Fol

Logo e Lëvizjes Fol

Lëvizja FOL në debatin “Projekt Ligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së Përfituar me Vepër Penale”, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovë të debatojë edhe me shoqërinë civile dhe mediat për ligjin në fjalë, thuhet në njoftimin për media të lëvizjes.

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës ka drejtuar kritika tek deputetet e Kosovës, pasi sipas tij “deklarimet dhe zotimet e deputetëve të Kosovës po bien në kundërshtim me atë çka ata votojnë pastaj".

Selmanaj ka përmendur disa raste që në Kuvendin e Kosovës janë votuar disa ligje, për të cilat paraprakisht ka pasur deklarime kundër.

Debati ka vazhduar edhe me përfshirjen e shoqërisë civile dhe mediat, ku është thënë se ata do të vazhdojnë të bëjnë presion tek deputetët e Kuvendit, në mënyrë që të mos e aprovojnë këtë projekt-ligj pa rekomandimet e saj.
XS
SM
MD
LG