Ndërlidhjet

logo-print

Nikolliq për "zgjidhje kompromisi" me Kosovën


Tomisllav Nikolliq

Tomisllav Nikolliq

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikollqi ka thënë se Serbia është e gatshme për zgjidhje kompromisi në dialogun me Prishtinën.

Ai ka thënë se Serbia ka treguar se qëndrim konstruktiv dhe gatishmëri në dialogun e zhvilluar deri tash, dhe se një gjë të tillë do ta bëjë dhe në të ardhmen.

Sipas tij, çështja e Kosovës është shumë e ndjeshme për Serbinë, por vendi, do të gjejë mënyra pragmatike dhe fleksibile për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve.

Ai ka thënë se qëndrimi për mosnjohjen e njëanshme të pavarësisë është “imperativ kushtetues dhe përgjegjësi morale, historike dhe demokratike.”

“Mbesim të hapur për të biseduar për të gjitha çështjet. Dhe jemi të gatshëm për kompromisin siç e kemi treguar deri tash”, ka thënë Nikolliq në Beograd.
XS
SM
MD
LG