Ndërlidhjet

logo-print

Mud: Në Siri, edhe vëzhguesit të rrezikuar


Siri...

Siri...

Shefi i vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara në Siri thotë spiralja e dhunës po pengon veprimin e vëzhguesve në kryerjen e misionit të tyre.

Gjenerali Robert Mud tha të premten se dhuna nga qeveria, por edhe nga kryengritësit është intensifikuar gjatë 10 ditëve të fundit, dhe tani ekzistojnë “rreziqe” për vëzhguesit e OKB-së.

Mud tha asnjëra palë nuk duket të jetë e gatshme për ta përfunduar konfliktin 15 mujor.

Në një zhvillim tjetër, Human Rights Watch ka lëshuar një raport të ri duke i akuzuar forcat siriane të qeverisë dhe milicinë aleate të saj se po përdorin “dhunën seksuale për të torturuar burrat, gratë dhe fëmijët."

Human Rights Watch tha se sulmet seksuale kanë ndodhur në objektet e paraburgimit, si dhe gjatë bastisjeve në shtëpi, të kryera nga forcat pro-qeveritare.
XS
SM
MD
LG