Ndërlidhjet

Dënime për vrasjet në Srebrenicë


Varrezat me viktima të Srebrenicës

Varrezat me viktima të Srebrenicës

Një gjykatë boshnjake dënoi të premten katër anëtarë të një ish-force elite serbe të Bosnjes, tre prej tyre serbë të Bosnjës dhe i katërti slloven - për rolin e tyre në vrasjet e Srebrenicës në vitin 1995.

Gjykata vendosi se katër personat morën pjesë në vrasjen e rreth 800 burrave dhe djemve myslimanë në një objekt ushtarak, gjatë masakrës së Srebrenicës ku u vranë rreth 8 mijë myslimanë.

Që të katërtit janë dënuar për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit.

Stanko Kojiq u dënua me 43 vjet burg, Zoran Goronja dhe slloveni Franc Kos me nga 40 vjet dhe Vllastimir Golijan me 19 vjet.

Gjykatësja, Mira Smajloviq tha se paneli i gjyqtarëve i liroi të pandehurit nga akuzat për gjenocid, pasi që nuk kishte prova të pamjaftueshme.
XS
SM
MD
LG