Ndërlidhjet

Tirana bllokon deklaratën e SEECP-së, shkak Kosova


Samiti i SEECP-së, Beograd, 15 qershor, 2012

Samiti i SEECP-së, Beograd, 15 qershor, 2012

Shqipëria ka bllokuar deklaratën e përbashkët në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore(SEECP), që u mbajt në Beograd.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Selim Belortaja ka deklaruar se pasi që pjesëmarrësve u është ofruar deklarata e hartuar, pavarësisht vullnetit të mirë, që ka udhëtuar në samit, ai nuk e ka mbështetur tekstin, sepse nuk ka qenë konstruktiv.

“Këtë deklaratë nuk mund ta pranojmë, sepse është e domosdoshme që në të reflektohet përmendja e rëndësisë së marrëveshjeve të arritura(mes Beogradit e Prishtinës) dhe zbatimi i plotë i tyre”, ka thënë Belortaja.

Ai gjatë fjalimit të tij ka përsëritur qëndrimin e Tiranës se Kosovës duhet t’i mundësohet që të jetë anëtarë e barabartë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, sikurse edhe në iniciativat tjera rajonale.

Presidenti serb, Tomillav Nikolliq, ka thënë se për Serbinë, është i papranueshëm propozimi i Shqipërisë, meqë sipas tij, deri më tash nuk është arritur ndonjë marrëveshje për këtë.
XS
SM
MD
LG