Ndërlidhjet

Shkup: Protesta kundër riemërimit të rrugëve


Maqedoni...

Maqedoni...

Me pavarësimin e Maqedonisë, gjithnjë e më shumë është anashkaluar përfshirja e leksioneve që kanë të bëjnë me të kaluarën historike të shqiptarëve të Maqedonisë, me ç’rast shqiptarët kanë pasur një rol të rëndësishëm në themelimin e shtetit.

Kështu thotë kryetari i shoqatës së historianëve shqiptarë Skender Aasani. Ai thotë se pikërisht kjo ka bërë që një pjesë e pjesë e qytetarëve maqedonas e kanë vështirë të kuptojnë se e kaluara historike e Shkupit është po aq shqiptarëve, sa edhe e maqedonasve.

Gjithnjë paraqiten paragjykime te populli maqedonas, se vetëm ata janë bartës të shtetit të Maqedonisë, dhe sapo të përmendet e kaluara historike e popullit shqiptar, shihet si rrezik që ka tendencë shkatërrimin e shtetit të Maqedonisë”, shprehet Asani.

Ai thekson se dy etnitete më të mëdha në vend, maqedonasit dhe shqiptarët, shumë pak njohin historinë e njëri tjetrit, prej ku edhe burojnë paragjykimet të cilat nxisin konflikte ndëretnike.

Përderisa ne nuk e njohim të kaluarën e historike të njëri tjetrit ne nuk mund të ndërtojmë dhe shtetin e përbashkët të Maqedonisë, sepse gjithnjë do të jemi në presion të zhvillimeve të ndryshme që ndodhin në vend. Edhe rasti i fundit i riemërtimit të rrugëve të qytetit të Shkupit kishte të bëjë me paragjykimin se nuk duhet lejuar që edhe historia e që ka të bëjë me të kaluarën e shqiptarëve në Shkup, të jetë prezente aktualisht me emërimin e rrugëve, bulevardeve dhe shesheve”, shprehet Asani.

Nga ana tjetër, një pesë e historianëve maqedonas kanë reaguar ashpër edhe ndaj heqjes së disa emrave të heronjve maqedonas, që kanë të bëjnë me kohën e luftës nacionale çlirimtare dhe zëvendësimin e tyre me të kaluarën antike të Maqedonisë, duke theksuar se pa të drejtë fshihet historia e popullit maqedonas dhe në funksion të politikës së qeverisë aktuale, rrugët pagëzohen me emrat e atyre që kërkonin bashkimin me Bullgarinë.

Varshmërish nga ajo sa një historian ka studiuar personalitetin e një figure të caktuar historike, merren qëndrime të caktuara, andaj është e vështirë që të gjesh dy historianë me qëndrime identike për një personalitet ose ngjarje historike”, thekson historiani maqedonas Ivica Veljanovski.

Ndërkohë, profesor Lazar Lazarov vlerëson se për të shmangur thellimin e hendekut jo vetëm mes etnive, por edhe vet brenda maqedonasve, do të ishte më mirë që rrugët e kryeqendrës të emërtoheshin me numra ose simbole gjeografike.

Mbase do ishte më leverdishme rrugët të merrnin emra të lumenjve, maleve, luleve, drunjve të ndryshëm, për të shmangur nxitjen e tensioneve në këtë situatë delikate në të cilën ndodhet Maqedonia“ thekson Lazarov.

Ndërkohë, opozita maqedonase LSDM, të premten ka protestuar në Shkup kundër riemërimit të rrugës Stiv Naumovit në emrin e Todor Aleksandrovit, i cili më 3 prill të vitit 1917, kishte deklaruar: “Unë jam arma e vetme e idesë për çlirimin e Maqedonisë dhe bashkimin e popullit bullgar. Këtë e kam dëshmuar gjatë tërë jetës sime”.

Nënkryetari i LSDM-së, Andrej Petrov, thotë se qeveria aktuale, patriotët maqedonas i këmben me ata të cilët luftonin për Bullgari të madhe.

Dje, me ngritjen e gishtërinjve, VMRO-DPMNE sërish e ekzekutoi heroin kombëtar të Maqedonisë Stiv Naumov, që jetën e flijoi për pavarësinë e shtetit të Maqedonisë. Duke fshirë veprën e Stiv Naumovit, dhe njëkohësisht duke e ngritur të gjakatarit Todor Aleksandrovit, që ka bërë gjenocidin më të madh për kombin“, thekson Andrej Petrov.

Nga ana tjetër, partia e kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE-së, u është kundërpërgjigjur përmes zëdhënësit të partisë Aleksandar Biçikliski, duke i cilësuar ngjarjet e djeshme, me ç’rast u sulmua me gurë Kuvendi i Maqedonisë, gjersa mbahej seanca kuvendore për ndërrimin e emrit të rrugëve, duke e quajtur si “akt skajshmërisht vandal dhe skajshmërisht të pacivilizuar, që tregon kulturën e ulët politike të LSDM-së“.
XS
SM
MD
LG