Ndërlidhjet

SHBA: Relaksohet politika për imigrantët ilegalë


Kontrolli i dokumenbteve nga zyrtarët amerikanë të imigracionit
Kontrolli i dokumenbteve nga zyrtarët amerikanë të imigracionit
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shpallur se e ka ndalur dëbimin e imigrantëve ilegalë, të cilën arrijnë në SHBA si fëmijë dhe që nuk paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.

Kjo politikë zbatohet për të miturit, që janë sjellë në Shtetet e Bashkuara para se t’i mbushnin 16 vjet, e të cilët aktualisht janë nën 30 vjeç, dhe janë në shkollë ose kanë diplomuar ndonjë shkollë të lartë dhe nuk janë dënuar për ndonjë krim.

Në deklaratën e sekretares për sigurinë e brendshme të Shteteve të Bashkuara, Xhanet Napolitano, thuhet se “ligjet tona imigruese duhet të zbatohen në mënyrë të përpiktë dhe sensibile”, por ato “nuk janë të parapara të zbatohen symbylltas”.

Sipas agjencisë AP, më se 800 mijë imigrantë do të preken nga kjo masë.

Ndryshimi i politikës, e cila e ka anashkaluar Kongresin, me gjasë, do të shihet si qëllim i presidentit Barak Obama, për të siguruar votat e të rinjëve dhe të hispanikëve në zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor.
XS
SM
MD
LG