Ndërlidhjet

Nikoliq: Nuk jam pengesë e bashkëpunimit rajonal


Pamje nga takimi i sotëm në Beograd

Pamje nga takimi i sotëm në Beograd

Presidenti i ri nacionalist i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, thotë se vendi i tij do të përpiqet t'i normalizoj lidhjet me Kosovën, por kurrë nuk do ta pranoj si shtet në rajon, i cili u nda nga Serbia në vitin 2008.

Mëtutje, zoti Nikoliq, në fjalimin e tij, në takimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u mbajt në Beograd, tha se Serbia është e gatshme t’i vazhdoj negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e lidhjeve me Kosovën, që ishin lansuar nga para-ardhësi i tij, Bortis Tadiq.

Pasi gjatë disa ditëve të fundit e kishte shqetësuar Bosnjën dhe Kroacinë me komente lidhur me luftërat në Ballkan në vitet e 90-ta, sot Nikoliqi theksoi se ai nuk dëshiron të jetë pengesë e bashkëpunimit rajonal.

Takimi i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Beograd përfundoi pa deklaratë të përbashkët, pasi Serbia dhe Shqipëria, nuk u pajtuan lidhur me përfshirjen e mundshme dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë grup rajonal, i formuar në vitin 1996, për ta promovuar integrimin e vendeve anëtare në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG