Ndërlidhjet

logo-print

Aung San Su Kji arriti në Norvegji


Aung San Su Kji u prit me ngrohtësi gjatë vizitës në Parlamentin e Zvicrës në Bernë

Aung San Su Kji u prit me ngrohtësi gjatë vizitës në Parlamentin e Zvicrës në Bernë

Liderja opozitare në Mianmar, Aung San Su Kji, sot ka arritur në Norvegji, ku ajo pritet ta mbajë fjalimin e saj të shumëpritur të pranimit të Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1991.

Fjalimi i saj të shtunën në kryeqytetin Oslo, do të jetë pika kulmore e turneut dyjavësh të zonjës Su Kji në Evropë, që është vizita e parë në afro 25 vitet e fundit.

Gjatë 24 viteve të kaluara, ajo ka qenë nën arrest shtëpiak ose ka refuzuar të udhëtoj jashtë, duke u frikësuar se sunduesit ushtarakë në Mianmar, nuk do ta lejonin kthimin e saj në vend.

Pasi sundimi ushtarak përfundoi vitin e kaluar, para dy muajsh ajo mori pjesë në zgjedhje dhe ka fituar ulëse në Parlamentin e Mianmarit, ish Birmania.
XS
SM
MD
LG