Ndërlidhjet

Afganistan: Janë vrarë 2 ushtarë të NATO-s dhe 34 militantë


Pamje nga luftimet në Afganistan

Pamje nga luftimet në Afganistan

Forca e udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan ka njoftuar se nga dy sulme të ndara janë vrarë dy pjesëtarë të saj.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan tha se trupat e NATO-s janë vrarë sot në pjesën jugore dhe lindore të këtij vendi, ku janë zhvilluar shumica e betejave këtë verë.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Nga ana tjetër, ministria e mbrojtjes e Britanisë, tha se një ushtar i saj është vrarë sot në provincën Helmand.

Zyrtari i provincës lindore Paktika, Mokhlis Afgan, tha se nga operacioni dyditësh i sigurisë në këtë rajon, janë vrarë 34 kryengritës dhe dy policë.
XS
SM
MD
LG