Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Rajat Gupta shpallet fajtor


Pamje nga Nju Jorku

Pamje nga Nju Jorku

Ish anëtari i bordit të kompanisë Goldman Sachs është shpallur fajtor nga një gjykatë federale në Nju Jork, për akuza se në mënyrë ilegale ka dhënë informacione sekrete.

I lindur në Indi dhe i diplomuar në Harvard, Rajat Gupta, është personi më i njohur në mesin e ekzekutivëve, juristëve dhe konsultuesve financiarë, që u dënua pas hetimeve gjithëpërfshirëse të korrupsionit në Wall Street.

Prokurorët e kanë akuzuar zotin Gupta për rrjedhje ilegale të sekreteve për bankën investuese te menaxheri i fondit mbrojtës, Raj Rajaratnam, i cili është në burg duke e shërbyer dënimin prej 11 vjetësh.

Gupta i ka hedhur poshtë akuzat.

Gjykata në Nju Jork e shpalli fajtor Guptën për katër pika penale të “tregtisë së brendshme”, duke e përfunduar procesin gjyqësor, që zgjati katër javë.

Për dy pika të tjera të aktakuzës ai nuk u shpall fajtor.

Rajat Gupta mund të dënohet me 20 vjet burg kur të shpallet vendimi në muajin tetor.
XS
SM
MD
LG