Ndërlidhjet

Egjipti voton në raundin e dytë të presidencialeve


Dy kandidatët në garë - Mursi dhe Shafik

Dy kandidatët në garë - Mursi dhe Shafik

Egjiptianët votojnë sot në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në garë janë anëtari i Vëllazërisë Myslimane, Muhamed Mursi, dhe kryeministri i fundit i regjimit të kaluar, Ahmed Shafik.

Tensionet politike në vend janë të larta dhe rreth 150,000 trupa do të kujdesen për sigurinë gjatë dy ditëve të votimit.

Shumë egjiptianë druajnë se presidenca e Shafikut do të rikthente mënyrën e të sunduarit të Hosni Mubarakut, përderisa të tjerët shqetësohen se Mursi do ta çonte vendin drejt shtetit islamik.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, muajin e kaluar, Mursi ka fituar 24.7 për qind të votave, ndërsa Shafik 23.6 për qind të tyre.

Këto janë zgjedhjet e para presidenciale që nga rrëzimi i Mubarakut në revoltën popullore të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG