Ndërlidhjet

Japonia rikthen në punë dy reaktorë


Kryeministri i Japonisë, Joshihiko Noda - foto arkivi

Kryeministri i Japonisë, Joshihiko Noda - foto arkivi

Kryeministri i Japonisë, Joshihiko Noda, ka urdhëruar të shtunën rifillimin e punës në dy reaktorë bërthamorë – çfarë është rikthimi i parë në funksion i reaktorëve që nga tërmeti dhe cunami i vitit të kaluar, që kanë shkaktuar rrjedhje radioaktive në centralin bërthamor të Fukushimës.

Që nga fatkeqësia, të 50 reaktorët e vendit janë mbyllur për shkak të testimeve.

Noda ka dhënë dritën e gjelbër për riaktivizimin e reaktorëve numër 3 dhe 4 në centralin Oi, pranë Kiotos.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Jukio Edano, tha se siguria mbetet prioritet i lartë.

“Do të kalojë kohë derisa reaktorët të nisin të gjenerojnë energji, andaj edhe u kërkojmë njerëzve të vazhdojnë të ruajnë energjinë”, ka thënë Edano.

Zemërimi publik kundër energjisë bërthamore ka qenë i lartë që nga aksidenti në Fukushima, i cili ishte më i rëndi që nga fatkeqësia bërthamore në Çernobil, më 1986.

Qendra protestues anti-bërthamorë janë tubuar jashtë zyrës së kryeministrit, për të kundërshtuar rikthimin në punë të reaktorëve.

“Jo më Fukushima! Jo më Fukushima!”, kanë brohoritur ata.

Pas katastrofës së vitit të kaluar në Fukushimë, dhjetëra-mijëra njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë, pasi shumë zona mbeten me nivele të larta të rrezatimit.

Para krizës, energjia bërthamore përbënte një të tretën e energjisë elektrike të Japonisë.
XS
SM
MD
LG