Ndërlidhjet

logo-print

Me frikën e sulmeve, shiitët kujtojnë stërnipin e Muhamedit


Irak - Pamje nga sulmet e 13 qershorit.

Irak - Pamje nga sulmet e 13 qershorit.

Dhjetëra-mijëra shiitë janë tubuar në Bagdad, për shërbesën kryesore në kujtim të imamit Musa Khadim.

Imami i respektuar shiit, stërnip i profetit Muhamed, ka vdekur në vitin 799 dhe thuhet të jetë helmuar.

Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë, sidomos pas sulmeve të së mërkurës anembanë Irakut, në të cilat kanë humbur jetën 72 pelegrinë shiitë.

Dega e Al Kaidës në Irak ka marrë përgjegjësinë për njërën nga ditët më vdekjeprurëse që nga largimi i trupave amerikane nga Iraku, 6 muaj më parë.
XS
SM
MD
LG