Ndërlidhjet

Apple 1 shitet për 374,000 dollarë


Ilustrim
Ilustrim
Kompjuteri Apple 1, i ndërtuar në vitin 1976 dhe ende operativ, është shitur në ankand për 374,500 dollarë – që do të thotë rreth 500 herë më shumë se kostoja origjinale.

Kompjuteri është blerë nga një ofertues anonimin në shtëpinë e ankandit Sotheby.

Ai ishte njëri nga 200 kompjuterët e ndërtuar nga themeluesit e Apple-it, Stiv Xhobs dhe Stiv Vozniak, dhe njëri nga 50 të tillët që ekzistojnë ende.

Në vitin 2010, një koleksionist italian ka paguar 212,000 dollarë për një Apple 1, i cili është shitur me letrën e origjinalitetit të nënshkruar nga Xhobs.
XS
SM
MD
LG