Ndërlidhjet

Obama dhe Putin do të fokusohen te Siria dhe Irani


Korrik, 2009.
Korrik, 2009.
Siria dhe Irani do të jenë në krye të agjendës së bisedimeve ndërmjet presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, kur të takohen në margjinat e samitit të G20-ës më 18 dhe 19 qershor, kanë raportuar burime të Shtëpisë së Bardhë.

Takimi do të jetë i pari ndërmjet dy liderëve prejse Putin ka marrë mandatin e tretë presidencial, muajin e kaluar.

Zëvendëskëshilltari i sigurisë kombëtare, Ben Rhods, ka thënë se dy vendet kanë “bashkëpunim të mirë” në çështjen e Afganistanit dhe të Iranit, pavarësisht tensioneve të fundit mbi krizën në Siri.

Sekretarja amerikane e shteti, Hillari Klinton, ka akuzuar javën që shkoi Moskën, se ka siguruar helikopterë sulmues dhe pajisje të tjera ushtarake për qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Rusia i ka mohuar akuzat.

Rhods ka thënë se Uashingtoni nuk kërkon fundin e ndikimit rus në Siri.

Kjo e fundit është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG