Ndërlidhjet

logo-print

Bombardohen lagjet e Damaskut


Siri - foto arkivi

Siri - foto arkivi

Aktivistët sirianë thonë se forcat e qeverisë kanë bombarduar të shtunën lagjet në periferi të Damaskut.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA ka raportuar se në Duma, ushtarët kanë ndërmarrë aksion kundër “terroristëve” – një term ky që përdor regjimi për protestuesit antiqveritarë.

Aktivistët po ashtu thonë se në qytetin e rrethuar të Homsit, më shumë se 1,000 familje, përfshirë gra dhe fëmijë, kanë mbetur pa qasje në ushqime dhe kujdes shëndetësor.

Nga Vatikani raportohet se rreth 800 myslimanë dhe të krishterë, të bllokuar në Homs, kanë dërguar mesazhe me fjalët: “Na lini të ikim, në emër të Zotit”.

Protestat antiqeveritare dhe dhuna në Siri kanë shpërthyer qysh në mars të vitit të kaluar.

Regjimi i presidentit Bashar al-Asad përdor dhunën vdekjeprurëse për të shtypur protestuesit.
XS
SM
MD
LG