Ndërlidhjet

Su Ki pranon Çmimin Nobel


Udhëheqësja e opozitës në Birmani, Aung San Su Ki.

Udhëheqësja e opozitës në Birmani, Aung San Su Ki.

Udhëheqësja e opozitës në Birmani, Aung San Su Ki, ka prauar Çmimin Nobel për Paqe, të ndarë qysh në vitin 1991.

Pas pranimit në Oslo të Norvegjisë, Su Ki ka thënë se fitorja e çmimit e ka ndihmuar atë të thyejë izolimin nën regjimin ushtarak të vendit.

Su Ki, e cila në periudhën 1989-2010 ka kaluar 15 vjet nën arrest shtëpiak, nuk ka lënë kurrë Birmaninë, as në periudhat e lirisë, nga frika se ushtria nuk do të lejojë kthimin e saj.

Djemtë e Su Kisë, Kim dhe Aleksander, kanë pranuar Çmimin Nobel, në vend të saj, më 1991.

Një vit më vonë, ajo ka njoftuar se 1.3 milion dollarët e çmimit do t’i përdorë për të ndërtuar besimin në shëndetësi dhe arsim për qytetarët e Birmanisë.

Vizita e Su Kisë në Evropë nxjerr në pah ndryshimet që kanë ndodhur në Birmani, pas përfundimit të sundimit ushtarak, vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG