Ndërlidhjet

OKB pezullon misionin në Siri


Homs, Siri

Homs, Siri

Shefi i vëzhguesve të OKB-së në Siri ka bërë të ditur se misioni monitorues ka pezulluar aktivitetet dhe patrullat për shkak të përshkallëzimit të dhunës në këtë vend.

Gjenerali Robert Mud ka thënë se gjakderdhja paraqet rrezik të konsiderueshëm për vëzhguesit dhe pengon aftësinë e tyre për të kryer mandatin.

Ai tha se vëzhguesit do të qëndrojnë në lokacionet e tyre deri në “njoftimin e radhës”.

Regjimi dhe opozita siriane kanë injoruar planin për paqe të të dërguarit ndërkombëtar, Kofi Anan.

Ndërkohë, aktivistët kanë raportuar sot për bombardime të reja të forcave qeveritare në lagjet e Damaskut.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG