Ndërlidhjet

Sulme të reja në Irak, 30 të vrarë


Pelegrinë shiitë
Pelegrinë shiitë
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në Bagdad nga shpërthimi i makinës bombë.

Shpërthimi ka ndodhur pranë një turme të pelegrinëve shiitë, të cilët ishin mbledhur për të përkujtuar vdekjen e imamit Musa Khadim.

Ai pason sulmet e së mërkurës së kaluar anembanë Irakut, të cilat kanë lënë 72 të persona të vrarë.

Dega e Al Kaidës në Irak ka marrë përgjegjësinë për njërën nga ditët më vdekjeprurëse që nga largimi i trupave amerikane nga Iraku, 6 muaj më parë.
XS
SM
MD
LG