Ndërlidhjet

Banka Islame për Zhvillim vazhdon mbështetjen për Kosovën


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli, gjatë takimit me drejtorin e Bankës Islame për Zhvillim, Ahmed Muhamed Ali.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli, gjatë takimit me drejtorin e Bankës Islame për Zhvillim, Ahmed Muhamed Ali.
Në kuadër të vizitës së tij në Arabinë Saudite, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli, ka takuar drejtorin e Bankës Islame për Zhvillim (BIZH), Ahmed Muhamed Ali.

Ky i fundit është zotuar se institucioni që përfaqëson, do të kontribuojë në financimin e projekteve të ndryshme kapitale të Kosovës.

Kosova, pavarësisht se nuk është anëtare e BIZH-it, do të vazhdojë të mbështetet nga ky institucion bankar, ka thënë Ahmed Muhamed Ali.

Kryeminitri Thaçi, nga ana e tij, mësohet të ketë falënderuar drejtorin e BIZH-it për mbështetjen dhe ndihmat që i ka dhënë Kosovës, si dhe të ketë shprehur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit me këtë bankë dhe mundësinë e marrjes së ndonjë kredie të butë afatgjate.

Banka Islame për Zhvillim ka 56 vende anëtare. Qëllimi kryesor i bankës është dhënia e kredive e granteve për projekte të ndryshme, që sigurojnë zhvillim ekonomik dhe social.
XS
SM
MD
LG