Ndërlidhjet

Shqipëri - nëntë të plagosur nga rrëzimi i autobusit


Aksidenti i sotëm ka ndodhur pak javë pas tragjedisë së Himarës. Fotografia paraqet pamje nga rrëzimi i autobusit në Himarë.
Aksidenti i sotëm ka ndodhur pak javë pas tragjedisë së Himarës. Fotografia paraqet pamje nga rrëzimi i autobusit në Himarë.
Një autobus me 31 pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë në Qafën e Kërrabës, në aksin Tiranë-Elbasan.

Mediat në Tiranë raportojnë për të paktën nëntë të lënduar, të cilët janë dërguar në spitalin e Elbasanit.

Sipas burimeve të njëjta, autobusi trasportonte drejt Librazhdit aktivistë të Aleancës Kuq e Zi.

Ngjarja ndodh pak javë pas tragjedisë së Himarës, kur një autobus me studente ka rënë në greminë, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave.
XS
SM
MD
LG