Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga takon ambasadorët Dikarlo dhe Uizner


Nju Jork, 16 qershor 2012.

Nju Jork, 16 qershor 2012.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga ambasadori i Republikës në SHBA, ka takuar në Nju Jork zëvendësshefen e misionit të SHBA-së në OKB, ambasadoren Rozmari Dikarlo.

Dy zyrtaret mësohet të kenë biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë, procesin e integrimeve, konsolidimin e shtetësisë dhe atë të njohjeve të reja, si dhe pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Presidentja Jahjaga dhe ambasadorja Dikarlo kanë folur edhe për sfidat e Kosovës, e në veçanti ato në tri komunat në veri të vendit.

Jahjaga ka theksuar se zbatimi i Planit Ahtisari është zgjidhja më e mirë për tri komunat në veri, ndërkohë që Dikarlo ka vlerësuar të arriturat dhe përparimin e Kosovës në të gjitha fushat, duke thënë se është me rëndësi që Kosova të mbetet e përkushtuar në rrugën e saj euroatlantike.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Jahjaga ka takuar edhe ish-të dërguarin e SHBA-së për statusin e Kosovës, ambasadorin Frank Uizner.

Ky i fundit ka theksuar se është me rëndësi ndërtimi i imazhit të Kosovës si një vend i suksesshëm, me procese të ndërtuara demokratike dhe me të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë qytetarët.
XS
SM
MD
LG