Ndërlidhjet

Kaçaniku voton për kryetarin e ri


Ilustrim

Ilustrim

Në Kaçanik sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e kësaj komune.

Autoritetet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve kanë njoftuar se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe se nuk ka pasur ndonjë problem në hapjen e tyre.

Ndërkaq, organizatat joqeveritare që monitorojnë këto zgjedhje, kanë njoftuar për disa probleme të vogla.

Në këto zgjedhje, të drejtën e pjesëmarrjes e kanë 31,473 qytetarë, të cilët mund të votojnë në 42 vendvotime në gjithsej 16 qendra të votimit.

Në këto zgjedhje garojnë pesë kandidatë: Besim Ilazi (PDK), Sahit Bela (LDK), Shukri Luta (VV), Kjani Berisha (AKR) dhe Tahir Çaka (AAK).

Zgjedhjet e jashtëzakonshme pasuan dorëheqjen e kryetarit Xhabir Zharku, pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës për fuqizimin e aktgjykimit të shkallës së parë, me të cilin ai ishte dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale të detyrimit.
XS
SM
MD
LG