Ndërlidhjet

Greqia mban zgjedhjet e përsëritura parlamentare


Pamje nga zgjedhjet parlamentare të 6 majit.
Pamje nga zgjedhjet parlamentare të 6 majit.
Në Greqi janë hapur vendvotimet për zgjedhjet e përsëritura parlamentare, të cilat mund të vendosin të ardhmen e vendit në Eurozonë.

Vendi është i ndarë në mes të partisë Syriza, të udhëhequr nga Aleksis Tsipras, dhe konservatores Demokracia e Re, të udhëhequr nga Antonis Samaras.

Tsipras është zotuar se marrëveshja për ndihmë, e negociuar me Bashkimin Evropian, do të jetë “histori” nëse partia e tij formon koalicionin qeveritar.

Samaras po ashtu kërkon të rinegociojë marrëveshjen për shpëtimin e Greqisë nga falimentimi, por në një mënyrë më të butë.

Si kusht për këtë marrëveshje, e cila i sjell Greqisë miliarda euro, Athina duhet të zbatojë një sërë masash të ashpra kursimi.

Në zgjedhjet parlamentare të 6 majit, asnjëra palë nuk ka arritur të formojë koalicionin qeverisës.

Votimet sot do të mbyllen në orën 18:00, ndërsa rezultatet preliminare priten rreth orës 20:30.
XS
SM
MD
LG