Ndërlidhjet

Egjiptianët vendosin për presidentin


Kajro

Kajro

Egjiptianët votojnë sot në ditën e dytë dhe të fundit për zgjedhjen e presidentit të parë të shtetit, që nga rënia e Hosni Mubarakut në revoltën popullore të vitit 2011.

Në garë janë kandidati i Vëllazërisë Myslimane, Muhamed Mursi, dhe kryeministri i regjimit të kaluar, Ahmed Shafik.

Mursi ka premtuar reforma politike dhe ekonomike dhe ka thënë se do të mbrojë qëllimet e kryengritjes së vitit të kaluar, ndërkohë që Shafik ka bërë fushatë për rikthimin e stabilitetit.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, muajin e kaluar, Mursi ka fituar 24.7 për qind të votave, ndërsa Shafik 23.6 për qind të tyre.

Ushtria ka thënë se do të dorëzojë pushtetin te fituesi në fund të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG