Ndërlidhjet

Socialistët francezë, në pritje të fitores


Foto arkivi
Foto arkivi
Franca mban sot raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, të cilat pritet t’i japin shumicën Partisë Socialiste të presidentit Fransua Holland.

Sondazhet tregojnë se socialistët do të sigurojnë 287 deri në 330 ulëse të Asamblesë Kombëtare, së bashku me aleaten e tyre, Partia e Gjelbër, e cila pritet të fitojë 20 ulëse të institucionit 577-vendesh.

Sondazhet po ashtu tregojnë se Partia Nacionaliste e Marinë le Penit mund të sigurojë më shumë se tri ulëse, çfarë do të ishte fitore simbolike për partinë që kundërshton imigracionin dhe euron.

Shumica në Asamblenë Kombëtare do t’iu ofronte socialistëve, të cilët tashmë kontrollojnë presidencën, senatin dhe shumë qeveri lokale, pushtet të fortë në Francë.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, që është mbajtur fundjavën e kaluar, socialistët dhe aleatja e tyre, Partia e Gjelbër, kanë fituar afro 46 për qind të votave, ndërsa partia e ish-presidentit Nikolas Sarkozi ka siguruar 34 për qind të tyre.
XS
SM
MD
LG