Ndërlidhjet

Katër alpinistë dyshohet se kanë vdekur në Alaskë


Ilustrim
Ilustrim
Katër alpinistë japonezë figurojnë të zhdukur dhe dyshohet të kenë vdekur nga një ortek në malin Mekinlli të Alaskës.

Një alpinist i grupit i ka mbijetuar ortekut më 14 qershor dhe ka qenë në gjendje të zbresë për të kërkuar ndihmë.

Ekipet e shpëtimit kanë kontrolluar zonën në tre ditët e fundit, por nuk kanë gjetur trupa as gjurmë.

Kërkimet vazhdojnë, edhe pse zyrtarët thonë se ka pak shanse që alpinistët të jenë gjallë.

Nëse konfirmohen të vrarë, ky do të ishte aksidenti më i rëndë në mal prejse katër alpinistë kanadezë kanë humbur jetën në vitin 1992.
XS
SM
MD
LG