Ndërlidhjet

Toni Bler nesër në Kosovë


Ish-kryeministri britanik, Toni Bler.
Ish-kryeministri britanik, Toni Bler.
Ish-kryeministri britanik, Toni Bler, do të qëndrojë të hënën në Kosovë, raportojnë mediat në Prishtinë.

Sipas burimeve të njëjta, Bler, përmes Fondacionit të tij “Faith Foundation”, do të ndihmojë dy universitete kosovare në promovimin e tolerancës dhe debatit kritik për rolin e feve në shoqëritë demokratike.

Përmes njoftimit të publikuar në ueb-faqen e tij, Universiteti Amerikan në Kosovë bën të ditur se do të nënshkruajë Memorandum Mirëkuptimi me “Tony Blair Faith Foundation”, duke iu bashkuar rrjetit global të universiteteve prestigjioze në botë, që bëjnë përpjekje për të thelluar hulumtimet shkencore dhe mësimdhënien në fushën e religjionit dhe globalizimit.

Bler ishte njëri nga njerëzit kyçë që vuri në lëvizje intervenimin e NATO-s në Kosovë.
XS
SM
MD
LG