Ndërlidhjet

Olimpiada 2012 - hetohet tregu i zi i biletave


Londra 2012
Londra 2012
Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka nisur të hetojë tregin e zi të shitjes së biletave për Lojërat Olimpike Verore, që sivjet mbahen në Londër.

Ky organ ka mbajtur një mbledhje urgjente të bordit ekzekutiv pas publikimit në “Sunday Times” të akuzave se komitetet kombëtare olimpike në dhjetëra vende kanë vënë në shitje bileta me çmime të fryra.

Gazeta britanike pohon se 27 zyrtarë kanë pasur qasje në biletat e shpërndara në 54 vende.

Në deklaratën e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik thuhet se ky organ i merr “shumë seriozisht” akuzat dhe se do të vendosë “sanksione të fuqishme” kundër çdo komiteti olimpik kombëtar që shkel politikat e biletave.

Ish-zyrtari i Komitetit Olimpik të Ukrainës, Volodimir Herashenko, ka dhënë dorëheqje në muajin maj, për shkak të lidhjeve të dyshuara me tregun e zi të biletave.

Olimpiada Londra 2012 mbahet nga 27 korriku deri më 12 gusht.
XS
SM
MD
LG