Ndërlidhjet

logo-print

Euro 2012: Sot ndeshjet e fundit të Grupit D


Poloni

Poloni

Në ndeshjet e fundit të Grupit D të Kampionatit Evropian të Futbollit, sot do të përballen Holanda me Portugalinë dhe Gjermania me Danimarkën.

Të katër ekipet mund të kualifikohen ose të largohen nga Euro 2012.

Danimarka dhe Gjermania lujanë në Lviv, ndërsa Portugalia dhe Holanda në Karkiv.

Të shtunën, Greqia ka mundur Rusinë me rezultat 1:00, duke eliminuar ekipin rus nga gara. Në një tjetër ndeshje të Grupit A, Republika Çeke ka eliminuar Poloninë, duke e mundur me rezultat 1:00.

Rrjedhimisht, Çekia dhe Greqia kanë avancuar në çerekfinale.

Kampionati Evropian i Futbollit sivjet zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.
XS
SM
MD
LG