Ndërlidhjet

logo-print

Shoferi izraelit vret dy palestinezë


Ilustrim

Ilustrim

Një shofer izraelit ka qëlluar për vdekje dy palestinezë, pasi ata dyshohet se kanë bërë përpjekje të vjedhin kamionin e tij në Bregun Perëndimor.

Burimet policore thonë se shoferi ka hapur zjarr pasi është sulmuar në lagjen Al Samua të Hebronit.

Shoferi po ashtu mësohet të jetë dërguar në një spital izraelit për trajtim.

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se janë në dijeni për vrasjet, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.

Izraelitët që udhëtojnë rregullisht në Bregun Perëndimor janë të licencuar për të bartur armë.
XS
SM
MD
LG