Ndërlidhjet

Evropa “nuk trajton si duhet” krizën


Presidenti në largim i Bankës Botërore, Robert Zollik.

Presidenti në largim i Bankës Botërore, Robert Zollik.

Liderët evropianë nuk po bëjnë sa duhet për të zgjidhur krizën e borxheve dhe duhet të veprojnë më shpejt, ka thënë presidenti në largim i Bankës Botërore, Robert Zollik.

“Politikanët evropianë gjithmonë veprojnë një ditë më vonë. Dhe, kur zihen ngushtë, ata marrin masa të reja të likuiditetit”, ka thënë Zollik në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”.

Derisa Banka Qendrore Evropiane, përmes hapave të likuiditetit, ka blerë kohë për liderët e rajonit, ajo ka bërë pak për të adresuar problemet strukturore të bllokut evropian, ka deklaruar ai.

Nëse “Evropa vazhdon të ngurrojë”, Zollik ka paralajmëruar se ajo mund të humbasë ndikimin global.

Ai po ashtu i ka bërë thirrje Gjermanisë të marrë rolin udhëheqës dhe të vazhdojë të shtyjë përpara reformat fiskale dhe strukturore.

Zollik përfundon mandatin e kreut të Bankës Botërore më 30 qershor. Ai do të pasohet nga mjeku Jim Jong Kim.
XS
SM
MD
LG